Mimoza Kusari thotë se e kanë përjashtuar Haki Abazin nga Grupi Parlamentar i VV’së

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëendosjes, Mimoza Kusari-Lila, ka deklaruar se e kanë përjashtuar deputetin Haki Abazi nga grupi parlamentar 

Ajo ka thënë për Koha.net se kanë vendosur unanimisht për përjashtimin e tij dhe si rrjedhojë, atij i ndërrohet edhe ulësja në Kuvendin e Kosovës.

Kusari-Lila ka shtuar se Abazi është njoftuar për largimin e tij.

Gazeta Express ka provuar që të kontaktojë me Kusari-Lilën dhe Abazin për këtë vendim, por asnjëri s’është përgjigjur.

Kategoritë
LajmeVendi