Mimoza Kusari tregon se a e mbështet Lëvizja Vetëvendosje tërheqjen e Trustit

Në pyetjen se a do ta mbështesin propozimin e PDK-së për tërheqjen e 30% të Trustit, si ndihmë ekonomike ndaj qytetarëve, shefja e GP të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila, ka qenë e prerë duke thënë se nuk do ta përkrahin një nismë të tillë.

“Jo nuk e ka mbështetjen tonë dhe nuk do ta ketë, për arsye se vetë koncepti i Trustit ka të bëjë me ruajtjen e një mirëqenie të qytetarëve pas moshës 65 vjeçare kur ata përfundojnë kontributin për fondin pensional”, ka deklaruar Kusari-Lila.

Kusari-Lila ka thënë se do të diskutojnë për modalitete të tjera, pasi sipas saj ka pasur një pako enorme të ndihmës të rimëkëmbjes ekonomike.

“Nga qershori i kaluar, dhe këtë vit janë shtuar, siç është rasti në mbështetjen e fëmijëve, lehonave…”u shpreh Kusari-Lila.

Kategoritë
LajmeVendi