Ministrat e Mbrojtjes të SHBA-së dhe Rusisë diskutojnë sigurinë ndërkombëtare

Siç njoftoi Ministria e Mbrojtjes e Rusisë, dy shefat e mbrojtjes diskutuan çështje të sigurisë ndërkombëtare, duke përfshirë situatën dhe luftën në Ukrainë

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, ka zhvilluar një bisedë telefonike me ministrin rus të Mbrojtjes, Sergey Shoygu, transmeton Anadolu Agency (AA).

Siç njoftoi Ministria e Mbrojtjes e Rusisë, dy shefat e mbrojtjes diskutuan çështje të sigurisë ndërkombëtare, duke përfshirë situatën dhe luftën në Ukrainë.

“Më 21 tetor 2022 u zhvilluan biseda telefonike ndërmjet ministrit të Mbrojtjes së Federatës Ruse, gjeneralit të ushtrisë Sergey Shoygu dhe sekretarit të Mbrojtjes së SHBA-së, Lloyd Austin. U diskutuan çështjet aktuale të sigurisë ndërkombëtare, përfshirë situatën në Ukrainë”, thuhet në njoftimin e ministrisë ruse

Kategoritë
BotaLajme