Ministrat e NATO-s mblidhen në Bruksel, temë edhe Kosova e tensionet në Ballkanin Perëndimor

View of the room

Ministrat e Mbrojtjes të NATO-s do të mblidhen edhe sot në selinë e NATO-s në Bruksel  nën drejtimin e Sekretarit të ri të Përgjithshëm Mark Rutte.

Rutte gjatë ditës së djeshme ka bërë të ditur se sesionin e dytë, pra sot do të diskutohet për Ballkanin Perëndimor duke përmendur në veçanti edhe Kosovën e Bosnjën.

Ai përmendi edhe dialogun Kosovë-Serbi, duke thënë se nuk proces po ecë si do të dëshironin.

Duhet të jemi të vetëdijshëm për tensionet në Ballkanin Perëndimor. Fakti që dialogu mes Kosovës e Serbisë nuk po lëvizë përpara ashtu siç do të dëshironim, dialog ky të cilin NATO e mbështet dhe tensionet në Bosnjë e Hercegovinë, do të jenë në agjendë dhe do të bëjmë gjithçka për të mbështetur Ballkanin Perëndimor”, tha Rutte  të enjten para mediave, transmeton gazeta online Reporteri.net.

Rutte e tha se gjendja e sigurisë në rajonin e Ballkanit Perëndimor është e brishtë, duke përmendur në veçanti atë në Kosovë dhe në Bosnjë e Hercegovinë.

“Situata në Ballkanin Perëndimor mbetet shqetësuese me kërcënimet për ndarje në Bosnje e Hercegovinë, situatën e brishtë të sigurisë në Kosovë dhe përparimin e vogël në dialogun e lehtësuar nga BE mes Beogradit dhe Prishtinës“, tha Rutte para mediave.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi