Kryeministri i Serbisë Millosh Vuçeviq, sot ka realizuar vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut, ku është pritur nga kryeministri Hristijan Mickoski.
Pranimi i tij zyrtar është bojkotuar nga ministrat shqiptarë që jenë pjesë e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, gjegjësisht Mickoski, Vuçeviqin e ka pritur vetëm me ministrat maqedonas në kabinetin e tij, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Deri në këtë moment nuk ka qëndrim zyrtar nga Koalicioni VLEN, nëse të njëjtët kanë vendosur ta bojkotojnë kryeministrin serb.
Ndryshe, Koalicioni shqiptar VLEN në Qeverinë e RMV-së përfaqësohet me gjashtë ministra, ndërsa Izet Mexhiti mban edhe pozitën e zv.kryeministrit të parë.