Ministri belg i Shëndetësisë: Vendi vazhdon valën e shtatë të COVID-19

Sipas të dhënave të njoftuara dje nga Instituti i Shëndetit Publik Sciensano, nga 2 deri më 8 korrik në vend u përcaktuan mesatarisht çdo ditë 7.692 raste të reja, shifër që përkon me një një rritje prej 39 për qind në krahasim me javën e mëparshme

Ministri belg i Shëndetësisë, Frank Vandenbroucke, ka deklaruar se vendi i tij po kalon valën e shtatë të koronavirusit COVID-19 dhe i bëri thirrje qytetarëve që të marrin tre dozat e vaksinave, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë në parlamentin federal, ministri Vandenbroucke njoftoi se nga 18 korriku mjekët praktikantë, farmacistët dhe infermierët mund të aplikojnë vaksinat për COVID-19.

Vendi po kalon në valën e shtatë të COVID-19, tha Vandenbroucke, duke theksuar, ndër të tjera, se punonjësit e shëndetësisë si personeli i spitaleve dhe shtëpive për të moshuarit mund të aplikojnë dozën e katërt të vaksinës.

Qeveria më parë kishte deklaruar se nuk do të fillohet dhënia e dozave shtesë në popullatën e përgjithshme përveç atyre që kanë imunitet të dobët.

Sipas të dhënave të njoftuara dje nga Instituti i Shëndetit Publik Sciensano, nga 2 deri më 8 korrik në vend u përcaktuan mesatarisht çdo ditë 7.692 raste të reja, shifër që përkon me një një rritje prej 39 për qind në krahasim me javën e mëparshme. Rastet e reja po ashtu shënuan nivelin më të lartë të tre muajve të fundit.

Kategoritë
BotaLajme