Ministri bjellorus paraqiti një teori interesante: Pretendon se Pokemonët janë përdorur për qëllime spiunazhi

Edhe pse deri më tani kemi dëgjuar shumë deklarata që lidhen me spiunazhin, një zyrtar i Ministrisë së Mbrojtjes së Bjellorusisë padyshim që ka shkuar një hap më tej dhe për spiunazh ka fajësuar edhe lojën popullore Pokemon Go.

Gjatë një talkshow në Bjellorusi, shefi i departamentit për punë ideologjike të ministrisë, Aleksandër Ivanov, deklaroi se Pokemon Go është një instrument i shërbimeve perëndimore të inteligjencës. Ai e mbështeti këtë duke thënë se loja është përdorur për të mbledhur informacione rreth aviacionit bjellorus pranë Minskut dhe kjo ka ndodhur që para dhjetë vitesh.

“Çfarë mendoni, ku kishte më shumë Pokemonë në atë kohë? Në territorin e bazës ajrore të 50-të, ku është pista dhe ku ka shumë aviacion ushtarak. Pikërisht atje kishte më shumë Pokemonë. A nuk është kjo një informacion zbulues?” tha ai.

Ivanov përmendi Pokemon Go gjatë diskutimit për objektet që me shumë gjasa do të jenë shënjestra të spiunazhit.

Loja Pokemon Go u krijua në vitin 2016 dhe u mundësoi miliona lojtarëve të përdorin telefonat e tyre të mençur për të ruajtur të ashtuquajturit Pokemonë dixhitalë.

Përdoruesit e rinj u informuan atëherë se Pokemonët mund të gjendeshin në çdo cep. Në përgjithësi, Pokemon është një franshizë mediatike japoneze që përfshin video-lojëra, karta për të luajtur dhe një seri televizive që filloi në vitin 1996 dhe ishte jashtëzakonisht e njohur edhe në vendet e ish-Jugosllavisë.

Shfaqjen e lojës Pokemon Go më parë e ka komentuar edhe Rusia, duke thënë se loja mund të përbëjë një rrezik sigurie, dhe propagandistët rusë kanë pohuar se Pokemon Go përfaqëson një komplot të agjencisë amerikane të inteligjencës CIA.

Kategoritë
BotaLajme