Ministri Çavuşoğlu takohet me homologun e EBA-së Al-Nahyan

Takimi u realizua në ambientet e Ministrisë së Punëve të Jashtme të EBA-së, ku shefi i diplomacisë turke gjendet për një vizitë zyrtare

Ministri i Jashtëm i Turqisëm Mevlüt Çavuşoğlu, u takua me homologun e tij të Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA), Abdullah bin Zayed Al-Nahyan, raporton Anadolu Agency (AA).

Takimi u realizua në ambientet e Ministrisë së Punëve të Jashtme të EBA-së, ku shefi i diplomacisë turke gjendet për një vizitë zyrtare.

Të dy homologët nënshkruan një memorandum mirëkuptimi midis Akademisë së Diplomacisë të Ministrisë së Jashtme turke dhe Akademisë së Diplomacisë Anwar Gargash.

Pas takimit, Abdullah bin Zayed Al-Nahyan e ftoi Çavuşoğlu-n në automjetin e tij dhe dy homologët shkuan në darkë të përbashkët me automjetin e kryediplomatit të EBA-së.

Kategoritë
BotaLajme