Ministri gjerman: Qeveria dhe Policia e Kosovës treguan maturitet pas sulmit në veri

Ministri i Ushqimit dhe Bujqësisë i Gjermanisë, Cem Ozdemir, ka përgëzuar Qeverinë dhe Policinë e Kosovës për veprimet e tyre pas sulmit terrorist në veri të vendit

Pas takimit me kryeministrin Albin Kurti, ai dhe ministri i Bujqësisë së Kosovës, Faton Peci kanë mbajtur konferencë për medie.

“Më leni të shpreh ngushëllimet e mija për humbjen e policit gjatë sulmeve terroriste dhe më lejoni ta shpreh një respekt të thellë për veprimet e matura të Qeverisë dhe Policisë suaj”.

“E di se një situatë nuk është e lehtë. Vizita ime është edhe një shenjë solidarizimi me shtetin e Kosovës”.

Ai ka përgëzuar ministrin Peci dhe ministrinë e tij për punën që ka bërë, ndërsa ka thënë se vendi i Kosovës është në BE.

“Është e rëndësishme që rruga përpara të jete drejt paqes, ku respektohen kufijtë e Kosovës. Normalisht që është e rëndësishme që të flitet për komunitetin serb, por brenda kufijve të Kosovës”.

“Gjermania është miku juaj”, ka përfunduar Ozdemir.

Ndërsa, ministri Peci, ka thënë se Gjermania është një mik i madh I Kosovës që e ka përkrahur atë që nga viti 90 dhe se vizita e ministrit gjerman ka peshë të madhe pas sulmit në veri.

“Gjermania është një mik I madh I Kosovës që e ka përkrahur Kosovën në të gjitha iniciativat që nga viti 90”.

“Bashkë me ministrin, kemi vizituar një numër të madh fermerësh, vreshtarësh në rajonin e Dukagjinit”.

“Si për koincidencë, njërin prej bashkëpunimeve me shtetin gjerman, një marrëveshje ndërkombëtare do ta kemi si rend. Një projekt prej 20 milionë eurosh për zhvillimin rural”.

“Vizita e tij ka edhe një peshë më të madhe pas situatës së vështirë të Kosovës”, ka thënë Peci

Kategoritë
LajmeVendi