Ministri i Jashtëm izraelit: Ka mundësi për shkëmbimin e pengjeve me Hamasin

“Izraeli është serioz dhe se ka mundësi për shkëmbimin e pengjeve”, tha ministri i Jashtëm izraelit, Gideon Saar

Ministri i Jashtëm i Izraelit, Gideon Saar deklaroi se ka mundësi për shkëmbimin e pengjeve me Hamasin, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë nga Ministria e Jashtme izraelite thuhet se Saar u takua me homologun e tij amerikan, Antony Blinken në takimin e 31-të të Këshillit Ministror të Organizatës për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Evropë (OSBE) në Maltë.

Saar i tha Blinkenit se “Izraeli është serioz dhe se ka mundësi për shkëmbimin e pengjeve”.

Gjithashtu në takim Saar dhe Blinken diskutuan mbi situatën në Siri dhe armëpushimin në Liban.

Mediat izraelite raportuan se Egjipti i ka paraqitur Hamasit dhe Izraelit propozim të ri për armëpushim në Rripin e Gazës dhe shkëmbimin e pengjeve.

Në lajmet e mediave u tha se një delegacion nga Izraeli do të qëndrojë javën e ardhshme në Kajro për të diskutuar mbi propozimin e ri të Egjiptit lidhur me marrëveshjen për shkëmbimin e pengjeve me Hamasin

Kategoritë
BotaLajme