Ministri i Jashtëm ukrainas Andrii Sybiha ka deklaruar se populli i tij dhe presidenti Zelensky refuzuan t’i dorëzoheshin presionit të Putinit dhe se askush nuk mund ta detyrojë Ukrainën të dorëzohet.
“Ukraina përballoi sulmin më të tmerrshëm ushtarak në historinë moderne të Evropës dhe tre vjet të një lufte totale. Ne do të mbrojmë të drejtën tonë për të ekzistuar. Askush nuk mund ta detyrojë Ukrainën të dorëzohet. ” theksoi ai në një postim në X.
Ky reagim erdhi pasi presidenti i SHBA-së, Donald Trump bëri një tjetër goditje ndaj udhëheqjes së Zelensky.
Sipas Trump presidenti ukrainas duhet të bënte më shumë duke bërë një marrëveshje me Rusinë.
Ai shtoi se kjo gjë do të parandalonte nisjen e luftës në Ukrainë, dhe do ti shmangte SHBA-së dhurimin e miliarda dollarëve si ndihmë ushtarake.