Ministri i Kurtit: Serbia mund t’i dërgojë 1000 trupa në Kosovë veç me miratimin e KFOR-it

Ministri për Kthim dhe Komunitete në Qeverinë Kurti, Nenad Rashiq, ka folur për kërcënimet e Serbisë për dërgimin e 1 mijë trupave “të sigurisë” në Kosovë.

Duke folur për “Danas”, Rashiq tha se kjo mund të ndodhë, vetëm me miratimin e KFOR-it.

“Me aq sa më kujtohet, sipas Rezolutës 1244 Serbia mund të dërgojë 1 mijë trupa në Kosovë, vetëm me aprovimin dhe koordinimin me KFOR-in. Dhe në këtë mes. Jam i sigurt që KFOR as që është duke menduar për atë mundësi apo opsion”, tha Rashiq.

Rashiq gjithashtu tha se në takimin e sotëm me kryeministrin Kurti, do të kërkojë nga ai që të shtyjë zgjedhjet në veri.

Ministri foli edhe për shtimin e prezencës policore në veri, për të cilën tha se ndodhi shkaku se shqiptarët dhe boshnjakët në atë pjesë raportuan se po ndihen të pasigurtë. /Lajmi.net/

Kategoritë
LajmeVendi