Ministri i Ugandës qëllohet për vdekje nga truproja i tij, më pas vret veten

Një ushtar i ushtrisë kombëtare të Ugandës ka qëlluar dhe vrarë një ministër të qeverisë të cilin ai e ruante.

Koloneli në pension Charles Okello Engola, minister i Punëve në Uganda, u qëllua me armë zjarri në shtëpinë e tij në kryeqytetin Kampala, mëngjesin e së martës.

Nuk dihet ende nëse paraprakisht ka pasur një zënkë mes ushtarit dhe shefit të tij. Ushtari, i cili ende nuk është identifikuar zyrtarisht, më pas vrau veten disa minuta më vonë.

Kategoritë
BotaLajme