Ministri izraelit i Mbrojtjes, Yisrael Katz deklaroi se do të vazhdojnë ta mbajnë nën kontrollin ushtarak Rripin e Gazës që ndodhet nën sulme që nga 7 tetori 2023
Ministri izraelit i Mbrojtjes, Yisrael Katz deklaroi se do të vazhdojnë ta mbajnë nën kontrollin ushtarak Rripin e Gazës që ndodhet nën sulme që nga 7 tetori 2023, transmeton Anadolu.
Në llogarinë e tij në rrjetet sociale X, duke ndarë se Izraeli do të vazhdojë të kontrollojë Gazën, në të cilën ka kryer sulme të dhunshme prej muajsh, Katz tha se “Izraeli do të kontrollojë sigurinë në Gaza me liri të plotë lëvizjeje, ashtu si në Judea dhe Samaria (Bregu Perëndimor i pushtuar)”.
Në përgjigje të lajmeve në mediat izraelite, Katz deklaroi se “pozicioni i tij për Gazën është i qartë” dhe mbrojti idenë se “pas mposhtjes së Hamasit” nuk do të lejohet që në Gaza të ketë kthim në “realitetin e para 7 tetorit”.
Televizioni “Channel 12” që transmeton në Izrael raportoi se Katz i ka thënë një zyrtari të lartë amerikan se Izraeli nuk dëshiron të vendosë as sundim ushtarak dhe as civil në Gaza. Lideri i partisë opozitare në Izrael “Ka një të Ardhme” dhe ish-kryeministri Yair Lapid tha se ushtria nuk duhet të qëndrojë në Rripin e Gazës.
Ai thekson se Izraeli duhet të ketë lirinë për të kryer “aksione ushtarake” në rajon pas sulmeve të tyre në Gaza, por nuk duhet të kenë prani ushtarake. “Dhjetë muaj më parë thash se qëllimi i Izraelit në Gaza duhet të jetë një situatë në të cilën ushtria izraelite të hyjë kur zbulon ‘aktivitet terrorist’ dhe operon pa kufizime si në zonën A në Bregun Perëndimor”, deklaroi Lapid.
Në kuadër të “Marrëveshjes së Dytë të Oslos” të nënshkruar ndërmjet Palestinës dhe Izraelit në vitin 1995, Bregu Perëndimor u nda në zonat A, B dhe C.
Menaxhimi administrativ dhe i sigurisë i “Zonës A”, që mbulon 18 për qind të Bregut Perëndimor të pushtuar iu la Palestinës ndërsa menaxhimi administrativ i “Zonës B” që ishte 21 për qind iu la Palestinës dhe “siguria” e saj Izraelit, ndërsa “menaxhimi administrativ dhe i sigurisë” i “Zonës C”, që mbulon 18 për qind iu la Izraelit.