Ministri izraelit i Sigurisë i ekstremit të djathtë ndalon vendosjen e flamurit palestinez në publik

“Kam udhëzuar policinë që ndalojë valëvitjen e çdo flamuri palestinez ose të çdo flamuri që identifikohet me organizatën terroriste ose që nxit kundër Shtetit të Izraelit”, ka theksuar Itamar Ben-Gvir.

Ministri i Sigurisë Kombëtare të Izraelit i ekstremit të djathtë, Itamar Ben-Gvir, ka udhëzuar policinë që të ndalojë valëvitjen e flamurit të Palestinës në publik.

Në një postim në llogarinë Twitter, ministri Ben-Gvir është shprehur: “Kam udhëzuar policinë që ndalojë valëvitjen e çdo flamuri palestinez ose të çdo flamuri që identifikohet me organizatën terroriste ose që nxit kundër Shtetit të Izraelit”.

“Do të luftojmë me të gjithë fuqinë tonë kundër terrorizmit dhe nxitjes së tij”, theksoi ekstremisti i djathtë Ben-Gvir, i cili ndaloi valëvitjen e flamujve palestinezë në publik.

Theksohet se Ben-Gvir ka marrë një vendim të tillë pasi palestinezi Karim Younis, që qëndroi i burgosur për 40 vite në burgjet izraelite u prit pas lirimit në fshatin e tij Ara në rajonin Haifa më 5 janar me festime dhe me valëvitjen e flamujve të Palestinës.

Kategoritë
BotaLajme