Ministri izraelit kërkon ultimatum për Hamasin: “Do t’ua ndërpresim ujin dhe energjinë elektrike, hapni portat e ferrit”

Ministri izraelit i financave, Bezalel Smotrich, bën thirrje për dhënien e një ultimatum Hamasi pas njoftimit se lirimi i ardhshëm i të burgosurve do të shtyhet.

“Duhet t’i japim Hamasit një ultimatum. T’ua ndërpresim energjinë elektrike dhe furnizimin me ujë, si dhe ndihmën humanitare. Hapni portat e ferrit,” tha ministri i së djathtës ekstreme, gjatë një konference për shtyp para takimit të kabinetit të sigurisë, ku u diskutua përgjigjja ndaj Hamasit, raporton Times of Israel.

Është e rëndësishme të kujtojmë se kërcënimet e mëparshme të liderëve izraelitë për ndërprerjen e ujit dhe ndihmës për Rripin e Gazës përmenden si dëshmi të qëllimeve gjenocidale në një çështje në Hagë.

“Duhet t’i themi Hamasit se, në momentin që kthehemi në luftë, pasi të arrestojmë të gjithë terroristët, për çdo peng që dëmtohet atë ditë, do të aneksojmë pesë për qind të territorit,” deklaroi Smotrich.

Disa protestues u larguan me forcë pasi tentuan të bllokonin hyrjen në zyrën e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, ku po mbahej mbledhja e kabinetit të sigurisë.

Protestuesit kërkojnë që qeveria të arrijë një marrëveshje për lirimin e të gjithë të burgosurve.

Kategoritë
BotaLajme