Ministri izraelit: Nëse armëpushimi dështon nuk do të bëjmë dallime mes Libanit dhe Hezbollahut

“Nëse armëpushimi me Libanin dështon, ushtria nuk do të bëjë më dallim mes Libanit dhe Hezbollahut”, tha ministri izraelit i Mbrojtjes, Katz

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Yisrael Katz pretendon se nëse armëpushimi me Libanin dështon, ushtria nuk do të bëjë më dallim mes Libanit dhe Hezbollahut, transmeton Anadolu.

Katz në deklaratën lidhur me marrëveshjen e armëpushimit të arritur mes Libanit dhe Izraelit tha se “do të përpiqen të zbatojnë marrëveshjen e armëpushimit”.

Ai pretendon se edhe Libani duhet të autorizojë ushtrinë e tij që “të mbajë Hazbollahun përtej lumit Litani dhe të eliminojë strukturën e tij atje”.

“Nëse armëpushimi me Libanin dështon, ushtria nuk do të bëjë më dallim mes Libanit dhe Hezbollahut”, tha ministri izraelit Katz.

Kategoritë
BotaLajme