Ministri kinez i Mbrojtjes do të vizitojë Rusinë

Shangfu do të realizojë vizitën e tij të parë jashtë shtetit në Rusi që nga emërimi i tij si ministër në mars

Ministri i Mbrojtjes i Kinës, Li Shangfu, pas emërimit të tij do të bëjë vizitën e tij të parë jashtë shtetit në Rusi në datat 16-18 prill, transmeton Anadolu.

Sipas një deklarate me shkrim nga Ministria e Mbrojtjes e Rusisë, Shangfu do të vizitojë vendin në datat 16-18 prill dhe do të takohet me ministrin Sergej Shoigu.

Gjatë takimit, të dy ministrat do të diskutojnë çështje që kanë të bëjnë me bashkëpunimin në mbrojtje midis Rusisë dhe Kinës, si dhe sigurinë globale dhe rajonale.

Shangfu do të realizojë vizitën e tij të parë jashtë shtetit në Rusi që nga emërimi i tij si ministër në mars.

Kategoritë
BotaLajme