“Aleanca ndërmjet Kosovës dhe Türkiyes, e ndërtuar mbi mirëbesim dhe bashkëpunim të ndërsjellë, luan rol thelbësor në ruajtjen e paqes dhe sigurisë në rajon”, theksoi ministria kosovare
Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, është pritur në takim në qytetin Antalya nga homologu i tij turk, Yaşar Güler, raporton Anadolu.
Takimi është zhvilluar në margjinat e edicionit të katërt të Forumit të Diplomacisë në Antalya (ADF2025).
Siç njofton Ministria e Mbrojtjes e Kosovës, gjatë takimit u diskutua për mundësitë e thellimit dhe zgjerimit të bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes, duke u fokusuar në projekte konkrete që do të kontribuojnë në rritjen e kapaciteteve mbrojtëse të Kosovës dhe në forcimin e partneritetit strategjik të vendit me Türkiyen.
“Aleanca ndërmjet Kosovës dhe Türkiyes, e ndërtuar mbi mirëbesim dhe bashkëpunim të ndërsjellë, luan rol thelbësor në ruajtjen e paqes dhe sigurisë në rajon”, theksoi ministria kosovare.
Në fokus të bashkëpunimit, theksoi më tej ministria, janë blerjet ushtarake, zhvillimi dhe fuqizimi i industrisë së mbrojtjes, trajnimet e përbashkëta si dhe bashkë-zbarkimet dhe misionet ushtarake të cilat tashmë kanë hyrë në një fazë të re të zhvillimeve