Ministri Krasniqi paralajmëron mbylljen e Komunës paralele në Graçanicë: S’e di datën, por do të mbyllet

Ministri i Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, në një intervistë për FRONTAL të T7 është pyetur për mbylljen e komunave paralele në Republikën e Kosovës 

Krasniqi është pyetur për komunën paralele në Graçanicë, dhe ka paralajmëruar se e njëjta do të mbyllet.

“Nëse sot do ta zhvillonim këtë bisedë dhe temë do të ishte mbyllja e zyrës në Graçanicë, ju do të thonit pse s’po mbyllen në Veri. Nuk ka vend për institucione të Serbisë në Kosovës. Nuk e di me datë se kur do të mbyllet. S’dua të banalizoj, por një zyrë paralele është edhe në Skenderaj, edhe ajo do të mbyllet”, ka thënë ai.

“Pas Prizrenit, Dragashit, Klinës, Istogut, radha ka ardhë në Mitrovicë. Të gjitha do të mbyllen. S’do të mund të ekzistojë në Kosovë asnjë komunë paralele”, ka thënë ministri Krasniqi.

Kategoritë
LajmeVendi