​Ministri Mehaj vizitë zyrtare në Gjermani

Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj po qëndron për vizitë zyrtare në Gjermani. Në një postim në rrjetin social Facebook ai ka shkruar se, mbështetja e Gjermanisë dhe partneriteti bilateral janë shumë të rëndësishme në proceset tona zhvillimore dhe integruese.

“Me ftesë zyrtare nga autoritetet më të larta të Universitetit të Forcave të Armatosura – Helmut Schimdt udhëtova për vizitë zyrtare në Republikën e Gjermanisë. Gjatë kësaj vizite, do të realizoj takim me homologen gjermane, ministren e Mbrojtjes, znj. Christine Lambrecht, takim ky i pari i një ministri të mbrojtjes së Republikës së Kosovës në Bundesëehr. Gjithashtu gjatë kësaj vizite, do të realizoj edhe takimin e radhës së Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës që organizohet nën patronatin e Sekretarit të Mbrojtjes së SHBA-së, në Ramstein. Vizita në Gjermani, pas vizitave të ndërsjella në nivel ministrash është me rëndësi shumë të madhe për proceset zhvillimore të vendit në përgjithësi dhe për proceset zhvillimore e integruese të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së në veçanti”, ka shkruar ministri Mehaj.

Kategoritë
LajmeVendi