Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka njoftuar se gjatë ditës së sotme ka qenë në terren edhe vetë në përpjekjen për implementimin e ligjit që ndalon pirjen e duhanit në ambiente të brendshme.
Peci ka pretenduar se ka një rezistencë të organizuar të gastronomëve, por thotë se s’do të ndalet për zbatimin e ligjit.
“Përkundër rezistencës së organizuar të disa gastronomëve, përveç se po vendosim rend dhe ligj, po e çojmë në vend edhe vullnetin e qytetarëve për ambiente pa duhan”, ka shkruar ministri Peci.
Ai tutje ka përmendur se është e papranueshme rezistenca dhe organizimi përmes rrjeteve sociale kundër aksioneve të inspektorëve.
“Kjo rezistencë dhe organizimi përmes rrjeteve sociale kundër aksioneve të inspektorëve është e papranueshme”, ka potencuar tutje ministri Peci.