Ministri saudit i Financave: 6 vitet e ardhshme do të jenë shumë të mira për rajonin e Gjirit

Ministri Al-Jadaan ishte një nga folësit në konferencën e investimeve të ardhshme që u mbajt në kryeqytetin e Arabisë Saudite, Rijad.

Ministri i Financave i Arabisë Saudite, Mohammed Al-Jadaan tha se gjashtë vitet e ardhshme do të jenë shumë të mira për vendet e Gjirit për sa i përket rritjes dhe të ardhurave, raporton Anadolu Agency (AA).

Al-Jadaan ishte një nga folësit në konferencën e investimeve të ardhshme që u mbajt në kryeqytetin e Arabisë Saudite, Rijad.

Siç tha ai, përkundër vështirësive dhe sfidave të caktuara, vendet e Gjirit do të jenë fitimprurëse sa i përket rritjes dhe të ardhurave në gjashtë vitet e ardhshme.

“Vështirë është të parashikohet se çfarë do të ndodhë në nivel global, por do të ketë rrethana të vështira për shkak të luftës midis Rusisë dhe Ukrainës. Ne patjetër duhet të punojmë për bashkëpunim dhe sinergji më të madhe për hir të stabilitetit”, tha Al-Jadaan.

Ai paralajmëroi se rritja e borxhit është një nga sfidat më të mëdha me të cilat përballen vendet.

“Ne punojmë me organizatat ndërkombëtare për të ofruar mbështetje për vendet në rajon”, tha ai.

Ministri Al-Jadaan vuri në dukje se transformimi global i energjisë do të vazhdojë për shumë vite, madje deri në 30 vjet.

Konferenca e 6-të për të ardhmen e investimeve ka nisur dje në Rijad dhe do të vazhdojë deri nesër.

Kategoritë
BotaLajme