Ministri suedez i Mbrojtjes: Në NATO duhet të pranohemi në të njëjtën kohë me Finlandën

Ministri i Mbrojtjes së Suedisë, Pal Jonson tha se anëtarësimi i vendit të tij në NATO duhet të ndodh në të njëjtën kohë me Finlandën

Ministri i Mbrojtjes së Suedisë, Pal Jonson tha se anëtarësimi i vendit të tij në NATO duhet të ndodh në të njëjtën kohë me Finlandën, raporton Anadolu Agency (AA).

Jonson i cili ndodhet në kryeqytetin e Finlandës, Helsinki, zhvilloi një takim me homologun e tij finlandez, Antti Kaikkonen, ndërsa më pas mbajtën një konferencë për media.

“Vendimi i Finlandës dhe Suedisë për të aderuar në NATO është vendim historik. Në NATO duhet të pranohemi në të njëjtën kohë me Finlandën. Lidhur me këtë po bëjmë punime, marrim masa”, theksoi ai.

Jonson deklaroi se Finlanda është partneri i tyre më i ngushtë në mbrojtje dhe siguri.

Ministri finlandez i Mbrojtjes, Kaikkonen, nga ana e tij theksoi se Suedia është partneri më i afërt i vendit të tij dhe se ky partneritet do të vazhdojë edhe kur të anëtarësohen në NATO.

Kategoritë
BotaLajme