Ministri suedez: Kemi përgjegjësi ndaj Turqisë për të luftuar kundër organizatës terroriste PKK/YPG

Ministri i Jashtëm i Suedisë, Tobias Billström tha se arsyeja që Türkiye nuk miratoi anëtarësimin e Suedisë në NATO, ishin aktivitetet e gjera të organizatës terroriste PKK/YPG në vendin e tij

Ministri i Jashtëm i Suedisë, Tobias Billström tha se arsyeja që Türkiye nuk miratoi anëtarësimin e Suedisë në NATO, ishin aktivitetet e gjera të organizatës terroriste PKK/YPG në vendin e tij, transmeton Anadolu.

Në deklaratën për gazetën “Dahens Nyheter” rreth procesit të anëtarësimit të Suedisë në NATO, Billström tha se kanë përgjegjësi ndaj Türkiye-s për të luftuar kundër organizatës terroriste PKK/YPG.

“Organizata terroriste PKK ka aktivitete të gjera të panjohura më parë në Suedi. Kjo është arsyeja pse Türkiye nuk miraton anëtarësimin e Suedisë në NATO. Kemi përgjegjës ndaj Türkiye-s për t’u interesuar për këtë problem”.

Duke folur për aktivitetet e PKK/YPG-së në Suedi, Billström tha: “Aktivitetet e PKK-së në territorin tonë janë shumë të gjera. Ndërmerren punime gjithëpërfshirëse për të financuar aktivitetet terroriste kundër Türkiye-s. Gjithashtu përdorin territorin tonë si bazë për shitjen e drogës dhe për të mbledhur para me rrugë të ndryshme që dëmtojnë shoqërinë suedeze. Përdorimi i tyre për terrorizëm në një vend tjetër, nuk do të thotë se ne duhet t’i marrim më pak seriozisht këto aktivitete”.

Më tej Billström shpjegoi se me ligjin e ri penal që do të hyjë në fuqi në Suedi më 1 qershor, do të plotësohen edhe hezitimet e Türkiye-s.

 Ligji i ri penal

Në projektligjin i cili synon të vendosë në kuadrin e krimit anëtarësimin në organizatat terroriste, parashikohet dënim deri në 4 vite burg për persona që marrin pjesë në aktivitete terroriste dhe kryejnë bashkëpunim me organizatat terroriste.

Sipas ligjit, mund të dënohen jo më shumë se 4 vite burg personat që marrin pjesë në aktivitetet që kanë synim mbështetjen, forcimin ose inkurajimin për organizatat terroriste.

Nëse do të ketë arsye rënduese dënimi i këtyre krimeve do të jetë të paktën 2 vite burg dhe jo më shumë se 8 vite burg.

Po ashtu do të mund të dënohen deri në 4 vite burg ata që përfshihen në krimet si mbështetje me armë, municione, lëndë djegëse dhe shpërthyese, për transport dhe marrje me qira të pronave për organizatën terroriste.

Nëse për këto krime do të ketë arsye rënduese, dënimi me burg parashikohet të jetë prej 1.5 deri në 7 vite.

Projektligji u jep autoriteteve kompetenca shumë më të gjera për arrestimin dhe gjykimin e personave që financojnë ose që mbështesin me rrugë të tjera organizatat terroriste.

Projektligji penal pas miratimit në Parlamentin suedez më 3 maj do të hyjë në fuqi më 1 qershor.

Kategoritë
BotaLajme