Ministri turk i brendshëm ndan pamjet e emigrantëve që humbën jetën në ndërhyrjen greke

Roja bregdetare shpëtoi 73 emigrantë të parregullt ndërsa gjeti trupat e pajetë të gjashtë emigrantëve, përfshirë dy foshnje, tre fëmijë dhe një grua.

Ministri i Punëve të Brendshme i Türkiyes, Süleyman Soylu, ka ndarë pamjet lidhur me momentet kur u gjetën gjashtë trupa të pajetë dhe kur 73 emigrantë të parregullt u shpëtuan në det të hapur në Muğla si pasojë e kthimit prapa nga forcat greke, transmeton Anadolu Agency (AA).

Komanda e Rojës Bregdetare Turke mbrëmë rreth orës 00.10 ngarkoi me detyrë dy anije të rojës bregdetare pas raportimit se në brigjet e rajonit Kızılburun në Marmaris ndodheshin një grup emigrantësh të parregullt brenda gomoneve. Roja bregdetare shpëtoi 73 emigrantë të parregullt ndërsa gjeti trupat e pajetë të gjashtë emigrantëve, përfshirë dy foshnje, tre fëmijë dhe një grua.

Ministri turk i brendshëm ndau nga llogaria e tij në median sociale pamjet lidhur me momentet në fjalë.

“Mallkuar qoftë njerëzia juaj. Na vjen keq që japim këto pamje. Sërish masakër greke ndaj emigrantëve dhe fëmijëve të pafajshëm që duan të kalojnë nga Libani në Itali. Nga dy vëllezërit, Asim ishte 9 muajsh, ndërsa Abdulvahap 4 vjeç. Evropa dhe Greqia, ju jeni përgjegjësit e këtyre masakrave”, shkroi Soylu në pamjet e ndara në median sociale.

Kategoritë
BotaLajme