Ministri ukrainas “shuplakë” vendeve perëndimore: Shumë pasive

Në një konferencë për shtyp, ministri ukrainas i mbrojtjes Oleksii Reznikov u ka dhënë një shuplakë disa vendeve perëndimore.

Duke vlerësuar qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar, ai tha: “Roli juaj është i veçantë. Guximi juaj janë në kontrast të plotë me pasivitetin e disa vendeve të tjera”.

Ai u shpreh se Mbretëria e Bashkuar ishte e para që ofroi armë “serioze” për Ukrainën.

Ukraina u ka bërë thirrje vendeve perëndimore që të shkojnë më tej me sanksione dhe të vendosin një zonë ndalim-fluturimi.

Megjithatë, NATO ka refuzuar të vazhdojë me një zonë ndalim-fluturimi pasi beson se kjo do të sillte një luftë më të gjerë.

Reznikov akuzoi gjithashtu Rusinë për “terrorizëm shtetëror” teksa tha se do të shkonte më tej dhe do të sulmonte vende të tjera nëse nuk frenohet.

Kategoritë
BotaLajme