Ministri Xhelal Sveçla u takua me Ambasadorin Hovenier

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka zhvilluar një takim me ambasadorin e SHBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier.

Sipas një komunikate për medie, Sveçla e Hovenier kanë diskutuar për angazhimet e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe për synimet dhe prioritetet pas 1 vjeçarit të punës.

Ministri Sveçla ka falënderuar Ambasadorin për mbështetjen e vazhdueshme të ShBA- ve, si aleat kyç i Republikës së Kosovës dhe është rikonfirmuar mbështetja në arritjen e objektivave tona.

Kategoritë
LajmeVendi