Ministria e Mbrojtjes hap konkurs për rekrutimin e kadetëve të ri

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka njoftuar hapjen e konkursit për rekrutimin e kadetëve për vitin akademik 2023/2024.

Konkursi do të jetë i hapur nga 1 deri me 15 qershor, ndërsa të drejtë aplikimi kanë të gjithë personat nga mosha 18-22 vjeç.

Njoftimi i plotë:

Njoftojmë të gjithë të rinjtë e të rejat, shtetas të Republikës së Kosovës, se Ministria e Mbrojtjes shpallë konkurs për rekrutimin e kadetëve për vitin akademik 2023/2024. Konkursi shpallet bazuar në legjislacionin në fuqi si dhe planin paraprak të rekrutimit për studime në akademitë ushtarake të këtyre shteteve:

  1. Qendra për Studime Universitare të FSK-së/ Universiteti Amerikan në Kosovë;
  2. Republika e Turqisë:
    Akademia Ushtarake Tokësore
    Akademia Ushtarake Mjekësore
    𝐊𝐨𝐧𝐤𝐮𝐫𝐬𝐢 𝐢 𝐫𝐞𝐤𝐫𝐮𝐭𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐩𝐞̈𝐫 𝐤𝐚𝐝𝐞𝐭𝐞̈ 𝐝𝐨 𝐭𝐞̈ 𝐣𝐞𝐭𝐞̈ 𝐢 𝐡𝐚𝐩𝐮𝐫 𝐩𝐫𝐞𝐣 𝟎1.𝟎6.𝟐𝟎𝟐𝟑 𝐝𝐞𝐫𝐢 𝐦𝐞̈ 𝟏𝟓.𝟎6.𝟐𝟎𝟐𝟑.
    Të drejtë aplikimi kanë të gjithë personat nga mosha 18-22 vjeç.
    Kandidatët e interesuar duhet të plotësojnë formularin e aplikimit online https://rekrutimi.fsk-rks.org/Apply dhe bashkëngjisin të gjitha dokumentet tjera të kërkuara nga ky formular.
    Njoftimi për shpalljen e konkursit mund të gjendet edhe në web faqen e MM-së, https://mod.rks-gov.net.
    Kandidatet kanë të drejtë të aplikojnë deri në ditën e fundit të përmbylljes së konkursit.
    Për informata plotësuese, mund të kontaktoni në nr. tel. 038- 555584 2044 dhe 038- 555584 2045 nga ora 09:00 deri 15:00 dhe në email [email protected].
    𝐌𝐢𝐧𝐢𝐬𝐭𝐫𝐢𝐚 𝐞 𝐌𝐛𝐫𝐨𝐣𝐭𝐣𝐞𝐬 𝐮 𝐬𝐡𝐞̈𝐫𝐛𝐞𝐧 𝐭𝐞̈ 𝐠𝐣𝐢𝐭𝐡𝐞̈ 𝐪𝐲𝐭𝐞𝐭𝐚𝐫𝐞̈𝐯𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯𝐞̈𝐬 𝐝𝐡𝐞 𝐦𝐢𝐫𝐞̈𝐩𝐫𝐞𝐭 𝐚𝐩𝐥𝐢𝐤𝐚𝐜𝐢𝐨𝐧𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐟𝐞𝐦𝐫𝐚𝐯𝐞 𝐝𝐡𝐞 𝐦𝐞𝐬𝐡𝐤𝐮𝐣𝐯𝐞 𝐩𝐞̈𝐫 𝐤𝐚𝐝𝐞𝐭𝐞̈ 𝐭𝐞̈ 𝐅𝐒𝐊-𝐬𝐞̈, 𝐩𝐚 𝐝𝐚𝐥𝐥𝐢𝐦 𝐧𝐠𝐚 𝐩𝐞̈𝐫𝐤𝐚𝐭𝐞̈𝐬𝐢𝐚 𝐞 𝐭𝐲𝐫𝐞 𝐞𝐭𝐧𝐢𝐤𝐞!
Kategoritë
LajmeVendi