Ministria e Shëndetësisë reagon për rastin e tre kirurgëve në Vushtrri, thotë se po hetohen

Shëndetësia në Kosovë ndër vite ka problem të njëpasnjëshme.

Por janë të shpeshta edhe rastet kur janë raportuar raste kur doktorë të shumtë kanë keqpërdorur detyrën e tyre.

Ministria e Shëndetësisë ka reaguar në lidhje me raportimin e fundit që kishte të bënte me tre kirurgë në Spitalin e Vushtrrisë, ku dyshohet se të njëjtin kishin marrë para nga pacientët për të kryer operacione.

Në reagimin e ministrisë së Shëndetësisë, tre kirurgët tashmë janë duke u hetuar nën dyshimin për korrupsion, transmeton lajmi.net.

Po ashtu nga MSh-ja u tha se bashkë me ShSKUK-në janë në dispozicion të organeve të hetuesisë në mënyrë që procesi i hetimeve të vazhdojë deri në zbardhjen e plotë dhe njëkohësisht përmes mekanizmave brenda institucioneve ditëve në vijim do të ndërmarrin të gjitha masat e parapara ligjore.

Reagimi i plotë:

Në lidhje me rastin e rapotuar në medie për rastin e Spitalit të Vushtrrisë, Ministria e Shëndetësisë përmes Bordit të ShSKUK- së, sot pasdite ka pranuar njoftimin zyrtar nga Spitali i Vushtrrisë, “Shekih Zajed” së tre kirurgë tashmë një kohë janë duke u hetuar nën dyshimin për korrupsion.

Ministria e Shëndetësisë dhe ShSKUK janë në dispozicion të organeve të hetuesisë në mënyrë që procesi i hetimeve të vazhdojë deri në zbardhjen e plotë, dhe njëkohësisht përmes mekanizmave brenda institucioneve ditëve në vijim do të ndërmarrim të gjitha masat e parapara ligjore.

Kategoritë
LajmeVendi