Ministria ka ndarë 500 mijë € për ndërtimin e Qendrës Kulturore Hebreje në Prizren

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit gjatë viti 2023 ka ndarë 500 mijë € për ndërtimin e Qendrës Kulturore Hebreje në Prizren

Për këtë ka reaguar analisti Shkelzen Gashi duke thënë se Kosova është shteti i varfër për të bërë financime të tilla dhe se fillimisht duhet një qendër të tillë për historinë tonë

Postimi i plotë

Duke e lexu Raportin e Progresit mësova se Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit i paska nda 500 mijë € për ndërtimin e Qendrës Kulturore Hebreje, e cila do të shërbejë për të organizu ekspozita për historinë e hebrejve.
Pa diskutim, na duhet një qendër e tillë, por fillimisht na duhet një qendër e tillë për historinë tonë. Për më tej, Kosova është shtet tejet i varfër, prandaj financimin e Qendrës Kulturore Hebreje, e qe besa edhe të Qendrës Kulturore të Kosovës, do të duhej ta bënte shteti i pasur i Izraelit

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi