Ministrja e Jashtme gjermane në shënjestër të vërshëllimeve shkaku i mbështetjes së Izraelit

Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, ishte në shënjestër të vërshëllimeve nga protestuesit pro-palestinezë në një event të fundjavës në kryeqytetin Berlin në lidhje me mbështetjen e qeverisë gjermane për Izraelin, raporton Anadolu.

Pamjet e shpërndara në mediat sociale shfaqin disa njerëz që ndërhynin në një prezantim nga Baerbock në Festivalin e Demokracisë të mbajtur të dielën për të shënuar 75-vjetorin e miratimit të Kushtetutës së vendit.

Disa nga të pranishmit bërtisnin me zemërim dhe mbanin pankarta, duke e ndërprerë fjalimin e saj.

Ata akuzuan qeverinë gjermane për njëanshmëri dhe kërkuan që të ndalonte menjëherë dërgesat e armëve në Izrael.

Raportimet në mediat gjermane thanë gjithashtu se një grua në mesin e protestuesve që pretendonin se ishin hebreje bërtiti: “Nuk ka liri mendimi në Gjermani pas sulmeve të Izraelit në Gaza!”.

Protestuesit u shoqëruan më vonë nga vendi i ngjarjes nga personeli i sigurisë.

Kategoritë
BotaLajme