Ministrja Hajdari tregon pse u rriten çmimet e produkteve bazike

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ka thënë se miratimi në lexim të dytë të Projektligjit për tregtinë me jashtë do të ndihmojë vendosjen e reciprocitetit ndaj Serbisë.

Megjithatë, ajo në debatin “Fol Hapur”, tha se do të bëhet një analizë e mirëfilltë para çdo veprimi.

Në serinë e debateve të Lëvizjes “Fol”, ministrja Hajdari tha gjatë periudhës së Qeverisë Kurti është përmirësuar klima e të bërit biznes.

Ajo foli edhe për rritjen e çmimeve të produkteve bazike, ku tha se e njëjta po ndodh për shkak të rritjes së inflacionit të importit.

Kategoritë
Ekonomi