Minjtë pushtojnë Romën, më shumë se sa vetë banorët, ekspertët: Situata jashtë kontrollit

Nga kanalizimet te pemët, nga çatitë te divanet e shtëpisë. Në Romë ekzistojnë tre lloje kryesore të minjve. Dhe secili ka preferencat e veta. Si përsa i përket dietës, ashtu edhe ‘akomodimit’. Së bashku, ata pushtuan qytetin.

“Ne kemi miun e kanalizimeve”, shpjegon biologu Fernando Pasqualucci. Trup i trashë, i zi, veshë të vegjël, me qime, këmbë të mëdha.

“Është miu i ashtuquajtur i kanalizimeve që pëlqen ujin, gërmon dhe jeton në nëntokën e qendrave të banuara, është i madh, është agresiv dhe ka dietë proteinike.” – tha ai.

“Më pas është miu i çatisë që i pëlqen të ngjitet dhe jeton lart në pemë, që peshon 20 gram, ai tipik dhe i lezetshëm, por kur është në shtëpi bën dëmin e tij”.

Për të reduktuar popullsinë e minjve, sipas ekspertit, është e nevojshme të veprohet në parandalim.

Ata festojnë në rrugë, hyjnë fshehurazi në spitale dhe madje edhe shkolla. Pak javë më parë, studentët e Liceo Classico Dante, në zonën e Pratit, nuk hynë në klasë nga minjtë.

Minjtë ‘mjeshtër të Romës’ enden mes koshave, dyqaneve, bodrumeve dhe shtëpive private, në restorante, në zyra pranë bukurive të përjetshme të kryeqytetit të përjetshëm.

“Situata është jashtë kontrollit,” thotë Francesco Gullo , drejtor teknik i Romana Ambiente, një nga kompanitë kryesore të kontrollit të brejtësve në zonë.

Tenderi prej 6.1 milionë eurosh për shfarosjen e minjve të të gjithë qytetit ka qenë në ngërç që nga viti 2020 dhe është gati për tu miratuar.

Deri tani, edhe nëse nuk ka regjistrim zyrtar, siguria e përhapur mes profesionistëve është se ka më shumë brejtës se sa banorë në Romë.

“Për shkak të ushqimit rreth koshave të mbeturinave – shpjegon Gullo – popullsia e minjve po rritet në mënyrë dramatike. Ne si një kompani e vetme po kryejmë 5000 ndërhyrje për asgjësimin e minjve në muaj, rreth 150 në ditë. Vetëm në këtë periudhë aktiviteti ynë ka arritur kulmin. Minjtë janë kudo në qytet, nga qendra në periferi. Situata është dramatike. Ne ndërhyjmë si në ndërtesa publike, si spitale, si në restorante ashtu edhe në shtëpi private.”

Në fillim të vitit 2023 do të nisë aktiviteti i shfarosjes dhe kontrollit të minjve në të gjithë qytetin, i cili është ndarë në 6 zona, secila prej të cilave i është besuar një kompanie në këtë sektor.

Kategoritë
LajmeTë ndryshme