Miqtë e mëdhenj Mbappe dhe Hakimi në një përqafim të ngrohtë, në fund shkëmbyen fanellat

Miqësia mes Kylian Mbappe dhe Achraf Hakimit është e njohur prej kohësh dhe yjet e Paris Saint Germain kanë ndarë një moment emocionues pas ndeshjes gjysmëfinale të Botërorit.

Loja e madhe dhe lufta për finalen e Botërorit bëri bashkë dy miq dhe kolegë të mëdhenj nga PSG, Achraf Hakimi dhe Kylian Mbappe.

Pas ndeshjes (2:0), përfaqësuesi francez u shpreh i lumtur, ndërsa shoku i tij Hakimi i dha fund ëndrrave për t’u bërë skuadra e parë afrikane në finalen e Botërorit me Marokun e tij.

Kur ndeshja përfundoi, dy lojtarët përfunduan në një përqafim emocional. Hakimi dhe Mbappe kanë shkëmbyer fanellat dhe janë veshur si kundërshtarë dhe kështu janë larguar nga fusha.

Këto skena u bënë shpejt virale dhe fansat janë të kënaqur me mesazhin që dërgojnë.
Interesant është fakti se pak më shumë se një vit më parë, gjatë xhirimeve të një reklame, dyshja e përmendur theksuan se janë miq të mëdhenj, por se në një duel të mundshëm në Botëror do të jepnin gjithçka për të “thyer” rivalin e tyre. Një lojë fati i bëri bashkë në gjysmëfinale të Kupës së Botës

Kategoritë
Sport