Miratimi i propozimit francez në Maqedoninë e Veriut, vjen reagimi i Gjermanisë

Olaf Sholz, kancelari i Gjermanisë e ka mirëpritur të shtunën miratimin e propozimit francez në parlamentin e Maqedonisë së Veriut.

Ai ka thënë se ky veprim i hap rrugë mbajtjes së Konferencës së Parë Ndërqeveritare për çeljen e negociatave.

“Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria e kanë vendin në Bashkimin Evropian”, ka thënë ai.

“Përshëndes votimin e Parlamentit të Maqedonisë së Veriut që hap rrugën për konferencat e para të anëtarësimit në Bashkimin Evropian të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë. Ne ju duam si anëtare të BE-së dhe do të jemi pranë jush gjatë gjithë rrugës”, ka shtuar Scholz.

Kategoritë
BotaLajme