Miratohet edhe ligji për sigurimin e detyrueshëm shëndetësor

Kuvendi i Kosovës ka miratuar sot Ligjin për Sigurimin e Detyrueshme të Kujdesit Shëndetësor.

Projektligji mori 61 vota për dhe pa ndonjë kundër apo abstenim.

61 vota për, zero vota kundër, zero abstenime, konstatoj se Kuvendi e miraton Projektligjin për Sigurimin e Detyrueshme të Kujdesit Shëndetësor”.

Pas kësaj menjëherë ka reaguar ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, i cili tha se ky ligj është hapi themelor drejt sigurimeve shëndetësore në vend dhe shtoi se procesi është i pakthyeshëm.

“Sapo miratuam në Kuvend ligjin për sigurimin e detyrueshëm shëndetësor. Ligji është hapi themelor drejt krijimit të sigurimeve shëndetësore në vendin tonë. Ky proces tashmë është i pakthyeshëm.

Së bashku për transformimin rrënjësor të shëndetësisë publike

Kategoritë
LajmeVendi