Miratohet edhe në Shqipëri nisja e hartimit për enciklopedinë shqiptare, procesi nis më 1 janar

Pas nënshkrimit në Prishtinë, në mbledhjen ndërqeveritare Shqipëri-Kosovë rreth 5 muaj më parë, “Enciklopedia Shqiptare” miratohet edhe në Komisionin për Ekonominë dhe Financat.

Projekti albanologjik që do të hartohet në 10 vëllime, me një numër mesatar prej 400 faqe për botim dhe do të bashkë-financohet nga Shqipëria dhe Kosova.

“Duhet të dini që jemi një ndër vendet e pakta në Evropë që nuk kemi një enciklopedi”, tha zv/kryetari i Akademisë së Shkencave Vasil Tole, teksa theksoi se botimi do të jetë sa i pakontestueshëm, aq edhe përfaqësues

Gjithashtu është bërë me dije nga anëtarët e komisionit se vlera e përllogaritur për të tre vitet buxhetore për enciklopedinë është 260 milionë lekë, për palën shqiptare nga të cilat vetëm në vitin 2023, për Akademinë e Shkencave janë akorduar 189 milionë lekë.

Ky projekt përfshin të gjitha proceset e hartimit të veprës, prej përgatitjes deri tek shtypshkrimi. Sipas marrëveshjes, janë të ftuara për bashkëpunim edhe institucione jopublike e studiues të pavarur në vendet e tyre dhe nga Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe bota arbëreshe.

“Enciklopedia Shqiptare” do të hartohet në 10 vëllime, me një numër mesatar prej 400 faqe për vëllim dhe do të zbatohet brenda një periudhe 5-vjeçare, puna për të cilin do të fillojë më 1 janar 2023.

Kategoritë
LajmeRajoni