Përzgjedhësi i Rumanisë, Mircea Lucescu ka publikuar listën e skuadrës rumune për ndeshjet me Kosovën (6 shtator) dhe Lituaninë (9 shtator) në Ligën e Kombeve.
76 vjeçari kthehet në aksion pas më shumë se 35 vitesh si i pari i Rumanisë, ku ka lënë disa lojtarë që luajtën në Euro 2024 në shtëpi.
Grupi prej 25 përfshin disa emra surprizë. Trajneri veteran, Lucescu, ka ftuar Alexandru Mitritan e Universitatea Craoiva, që ka 18 ndeshje e tri gola. Ai nuk ishte ftuar për dy grumbullimet e kaluara për shkak të mosmarrëveshjeve me ish-përzgjedhësin Edi Iordanescu.Te Rumania është kthyer edhe Alexandru Chipciu, mbrojtësi i Universitatea Cluj, që ka 45 ndeshje e gjashtë gola. Ai nuk ishte ftuar për plot pesë vjet.
Iulian Cristea është tjetër lojtar i kthyer. Ai nuk ka luajtur për Rumaninë që nga viti 2022.
Mihai Lixandru i FCSB-së është ftuar për herë të parë dhe mund të debutojë ndaj Kosovës.
Në kualifikimet për “Euro 2024”, Kosova e Rumania janë përballur dy herë. Më 16 qershor të vitit të kaluar në Prishtinë, ndeshja kishte përfunduar 0-0Më pas më 12 shtator në Bukuresht, rumunët fituan 2-0, por ndeshja ishte ndërprerë për shumë minuta shkaku i pankartave dhe thirrjeve të tifozëve rumunë kundër Kosovës.