Misionet e posaçme në planin franko-gjerman, Peci: Në këtë Konventë ka sqarime për to

Më 27 shkurt në Bruksel, Kosova dhe Serbia janë pajtuar për propozimin franko-gjerman i cili përbëhet prej 11 neneve. Në një prej tyre tregohet se si do të krijohen misionet e përhershme të Kosovës dhe Serbisë dhe do të vendosen në ndërtesat e qeverive përkatëse, por askund në propozim nuk flitet për njohjen reciproke.

Për këtë ka reaguar drejtori i KIPRED dhe njohësi i zhvillimeve politike, Lulzim Peci.

Peci ka shkruar se ata që nuk e kanë të qartë pse misionet e posaçme vendosen në ndërtesat e qeverive respektive atëherë duhet ta lexojnë Konventën e Vjenës për Misonet e Posaçme.

“Për ata qe nuk e kane te qarte se pse misionet e përhershme te Kosovës dhe Serbisë do te jene ne ndërtesat e qeverive përkatëse, duhet ta lexojnë Konventën e Vjenës për Misionet e Posaçme, e cila gjene zbatim për vendet (shtetet) qe nuk e njohin njëra tjetrën!”, ka shkruar Peci.

Kategoritë
LajmeVendi