Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën është takuar me përfaqësuesin alternativ të Shteteve të Bashkuara për Çështjet e Posaçme Politike në Kombet e Bashkuara, Robert Wood.
Për këtë takim ka shkruar misioni amerikan në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB).
Në këtë reagim, thuhet Se është diskutuar edhe për dialogun Kosovë-Serbi, lehtësuar nga Bashkimi Evropian.
Po ashtu, Wood ka shprehur vlerësimin për Kosovës shkak i mbështetjes së saj për Ukrainën.
“Ambasadori Wood u nderua të priste Presidenten e Kosovës Vjosa Osmani – e cila ishte në Nju Jork për të mbrojtur çështjet e grave, paqes dhe sigurisë. Të dy diskutuan dialogun e lehtësuar nga BE dhe nevojën që viktimat e luftës të gjejnë mbyllje. Ambasadori Wood shprehu vlerësimin e tij për mbështetjen e palëkundur të Kosovës për Ukrainën”, ka shkruar ai.