Misioni ushtarak i BE-së për mbështetje të Ukrainës do të jetë “në funksion” në nëntor

“Shpresoj që nga mesi i nëntorit, edhe më pak se një muaj nga tani, ne do ta kemi misionin në funksion”, u tha Borrell gazetarëve në Luksemburg pas një takimi të ministrave të jashtëm të BE-së

htarake për të mbështetur forcat e armatosura ukrainse do të jetë “në funksion” brenda një muaji, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Shpresoj që nga mesi i nëntorit, edhe më pak se një muaj nga tani, ne do ta kemi misionin në funksion”, u tha Borrell gazetarëve në Luksemburg pas një takimi të ministrave të jashtëm të BE-së.

Sot më herët, Këshilli i BE-së ra dakord për formimin e një misioni të ndihmës ushtarake për të mbështetur më tej ushtrinë ukrainase.

“Qëllimi i misionit është të kontribuojë në rritjen e aftësisë ushtarake të Forcave të Armatosura të Ukrainës për të kryer në mënyrë efektive operacione ushtarake, në mënyrë që t’i mundësojë Ukrainë të mbrojë integritetin e saj territorial brenda kufijve të njohur ndërkombëtarisht dhe për të mbrojtur civilët e saj”, thuhet në njoftimin e Këshillit të BE-së.

Borrell nuk dha detaje se si do të trajnohen 14 mijë trupat, por theksoi se, “15 mijë trupat nuk do të jenë të gjithë atje në të njëjtën kohë në javën e parë. Ky nuk është qëllimi dhe ata nuk do të trajnohen brenda një jave. Por Ideja është një kohëzgjatje minimale prej dy vjetësh”.

Më herët, Borrell në rrjetet sociale njoftoi se do të “rrisin ndihmën ushtarake të BE-së në 3.1 miliardë euro dhe do të nisin misionin e trajnimit ushtarak të BE-së për Ukrainën”.

“Sulmet e fundit pa dallim të Rusisë nuk do të lëkundin vendosmërinë tonë për të mbështetur Ukrainën, por vetëm do ta përforcojnë atë”, tha Borrell.

Kategoritë
BotaLajme