MIT-i turk neutralizon në Siri terroristin që planifikoi sulmin me bombë në Taksim të Istanbulit

Operacioni u krye në rrethin Qamishli në veri të Sirisë, ku ishte pjesëtari i PKK/YPG-së, Halil Menci, i cili kishte luajtur rol në planifikimin dhe zbatimin e sulmit me bombë në rrugën Istiklal në Istanbul më 13 nëntor 2022.

Organizata Kombëtare e Inteligjencës e Türkiyes (MIT) me një operacion special në Siri neutralizoi anëtarin e organizatës terroriste PKK/YPG Halil Menci, i cili luajti rol kyç në planifikimin dhe zbatimin e sulmit me bombë që vrau gjashtë persona dhe plagosi 81 të tjerë në rrugën Istiklal të Istanbulit më 13 nëntor 2022, transmeton Anadolu.

Sipas informacionit të marrë nga burime të sigurisë, u konstatua se terroristi Menci, i cili i drejtoi Ahlam Albashir-in dhe Bilal Hassan-in, autorë të sulmit terrorist në Istanbul, dhe i mundësoi këtij të fundit të ikte jashtë vendit, u gjet në Qamishli, rajon i cili ndodhet nën kontrollin e PYD/YPG-së.

Menci, i cili ishte i vendosur të mbrohej nga organizata dhe në kontakt me anëtarët e lartë të YPG-së, u ndoq nga ekipi i operacioneve speciale të MIT-it.

Terroristi Halil Menci u neutralizua në një operacion në Qamishli në veri të Sirisë më 22 shkurt.

– Sulmi terrorist në Taksim të Istanbulit

Qeveria e Türkiyes pati njoftuar se sulmi në rrugën e njohur Istiklal në afërsi të sheshit Taksim është kryer nga organizata terroriste PKK/YPG.

Dorasja e sulmit u kap nga policia turke së bashku me dhjetëra të dyshuar të tjerë.

Sipas policisë, Ahlam Albashir ka rrëfyer se ka hyrë ilegalisht në Türkiye nga qyteti sirian Afrin, pasi ka marrë trajnim operativ të inteligjencës nga grupi terrorist YPG/PKK.

Ndryshe, nga sulmi me bombë në rrugën e njohur Istiklal pranë sheshit Taksim më 13 nëntor, gjashtë persona humbën jetën dhe 81 tjerë u plagosën.

Kategoritë
BotaLajme