MIT me një operacion të suksesshëm sjellë në Turqi terroristin e PKK-së, Savaş Çelik

Pjesëtari i organizatës terroriste PKK, Savaş Çelik ishte pjesë e grupit që planifikoi dhe kreu sulmin terrorist në vitin 2015, ku ra dëshmor majori dhe komandanti i xhandarmërisë turke Arslan Kulaksiz.

Agjencia Turke e Inteligjencës (MIT) kreu një operacion të suksesshëm ndërkufitar dhe solli në Türkiye (Turqi) anëtarin e organizatës terroriste PKK, Savaş Çelik, autorin e sulmit terrorist të vitit 2015 në qytetin turk Mus, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve që gazetari i AA mori nga burime të sigurisë, Savaş Çelik, me emrin e koduar “Zerdest”, anëtar i organizatës terroriste PKK/KCK, i cili ishte në listën e kaltër të terroristëve të kërkuar, ka luajtur një rol aktiv në aksione duke kryer aktivitete me anëtarët e PKK/KCK-së në zonat rurale të krahinës Mus që nga viti 2014.

Çelik ishte në grupin që planifikoi dhe kreu sulmin terrorist në vitin 2015 ku ra dëshmor majori turk dhe komandanti i xhandarmërisë në Mus, Arslan Kulaksiz. Pas sulmit Kulaksiz u zbulua se ishte arratisur në Siri.

MIT kishte arritur deri te informacionet se organizata terroriste PKK, e kishte emëruar Çelik për të udhëhequr aktivitetet e saj në Evropë. Në një operacion të suksesshëm të MIT, Çelik u kap para se të ikte në Evropë dhe më pas u transportua në Turkiye.

Majori Arslan Kulaksiz dhe gruaja e tij u vranë në një sulm të armatosur terrorist më 27 korrik 2015 në Mus. Në kuadër të procesit gjyqësor lidhur me këtë sulm, 12 të pandehurit, mes të cilëve tetë janë në paraburgim, u kërkua të dënohen me burgim të rëndë të përjetshëm dhe me nga 30 vjet burg.

PKK është organizatë separatiste që renditet si grup terrorist në Türkiye, Bashkimin Evropian (BE) dhe SHBA. Gjatë fushatës se saj terroriste disa dekadashe kundër Türkiye-s, terroristët e PKK-së vranë të paktën 40 mijë njerëz.

Kategoritë
BotaLajme