MIT neutralizoi të ashtuquajturin përgjegjës të forcave speciale të PKK-së në Irak

Agjencia Kombëtare e Inteligjencë (MIT) me anë të një operacioni të kryer në rajonin Sinxhar të Irakut neutralizoi Silman Semo Yusuf me pseudonimin “Azad” të ashtuquajturin përgjegjësin e forcave speciale të organizatës separatiste terroriste PKK/YBS.

Sipas informatave të marra nga burimet e sigurisë Agjencia Kombëtare e Inteligjencës ndërmori një operacion ndaj makinës me të cilën lëvizte Silman Semo Yusuf në rajoni Bab Silo të Sinxharit në Irak të kontrolluar nga organizata terroriste PKK/KCK.

Njoftohet se terroristi i cili u godit në makinë është neutralizuar.

Bëhet e ditur se edhe anëtari i PKK-së, Hasan Said Hasan me pseudonimin “Seyit”, i ashtuquajturi përgjegjësi i përgjithshëm i YBS-së u neutralizua nga ana e Agjencisë Kombëtare të Inteligjencës me një operacion të kryer në gusht vitin e kaluar në rajonin Sinxhar të Irakut.

Kategoritë
BotaLajme