MIT neutralizon në Siri të ashtuquajturit përgjegjës të organizatës terroriste PKK/YPG

Organizata Kombëtare e Inteligjencës së Türkiyes (MIT) me operacionin e kryer në rajonin Tel Rifat të Sirisë neutralizoi Hüseyin Öztürk dhe Vidan Fate, të ashtuquajtur përgjegjës të organizatës terroriste PKK/YPG.

Organizata Kombëtare e Inteligjencës së Türkiyes (MIT) me operacionin e kryer në rajonin Tel Rifat të Sirisë neutralizoi Hüseyin Öztürk dhe Vidan Fate, të ashtuquajtur përgjegjës të organizatës terroriste PKK/YPG, transmeton Anadolu.

Sipas informacionit të marrë nga burime të sigurisë, terroristi Hüseyin Öztürk, i koduar si “Mazlum”, i cili iu bashkua PKK/YPG-së në vitin 1994, organizonte aksione kundër forcave turke të sigurisë në Türkiye, Irak dhe Siri.

MIT përmes agjentëve të saj në terren mori nën kontroll terroristin Öztürk, i cili ishte i zbuluar se operonte në nivelin përgjegjës i Tel Rifatit në Siri.

U konstatua se Öztürk po vepronte me terroristen e PKK/YPG-së Vidan Fate, e koduar si “Zelal Afrin”.

MIT me operacionin në terren që kreu në Tel Rifat neutralizoi terroristët Öztürk dhe Fate, të ashtuquajturit përgjegjës të Tel Rifatit të PKK/YPG-së.

Terroristi Öztürk që kur iu bashkua stafit rural të organizatës nga viti 1994 punoi në zonat Kandil, Gare, Zap dhe Metina në Irak, në Bani, Kelareş dhe Salmas në Iran dhe në zonën rurale Amanos të Hatay në Türkiye, nga viti 2015 ai vazhdoi aktivitetet e tij në Siri në emër të organizatës terroriste.

Terroristja Fate filloi aktivitetet e saj terroriste duke bashkëpunuar me një organizatë lokale në Siri në vitin 1990 dhe iu bashkua stafit rural të organizatës në vitin 2000.

Kategoritë
BotaLajme