Mjekët e rinj në Angli hyjnë në grevë, kërkojnë paga më të larta

Mjekët e rinj në Angli filluan këtë të hënë grevën e tyre që do të zgjasë për 3 ditë. Ata protestojnë kundër pagave që sipas tyre janë të pamjaftueshme dhe lodhjes së tepër që rrezikon të largojë stafin mjekësor nga Shërbimi Kombëtar i Shëndetit (NHS).

Shoqata Britanike e Mjekësisë (BMA), e cila përfaqëson mjekët dhe studentët e mjekësisë, thotë se paga e mjekëve të rinj është ulur me më shumë se një të katërtën gjatë 15 viteve të fundit, shkruan Al Jazeera.

Mjekët e rinj janë mjekë të kualifikuar, shpesh me përvojë disavjeçare, të cilët punojnë nën drejtimin e mjekëve të lartë dhe përbëjnë një pjesë të madhe të komunitetit mjekësor të vendit.Largimet nga mjekët e rinj nga e hëna do të ushtrojnë më shumë presion mbi NHS-në e financuar nga shteti, e cila po përjeton valë greve nga infermierët, punonjësit e ambulancës dhe stafi tjetër./abcnews.al

Kategoritë
BotaLajme