Mjekët gjermanë kërkojnë paga më të larta

Mjekët në spitalet anembanë Gjermanisë dolën sot në protestë në mbështetje të kërkesave për paga më të larta dhe përmirësim të kushteve të punës. Në Hamburg, rreth 2 000 mjekë marshuan në qendrën e qytetit duke mbajtur pankarta ku shkruhej “Punë e mirë-pagë e mirë” dhe “Të mbingarkuar-të paguar pak”.

Protesta kishte në shënjestër spitalet publike në shtatë nga 16 landet e Gjermanisë dhe spitalet private. Kujdesi emergjent nuk u pezullua nga protesta, transmeton dpa. Sindikata e mjekëve “Marburger Bund” po kërkon kompensim për inflacionin që nga rritja e fundit e pagave në vjeshtën e 2021, dhe një rritje prej 2,5% të pagave për 55 000 mjekë spitalorë. Protesta të tjera janë planifikuar në shtetet e tjera më 30 mars.

Kategoritë
BotaLajme