Mjekët pakistanezë në SHBA mblodhën mbi 365 mijë dollarë për viktimat e tërmetit në Turqi

“Falë vëllezërve tanë pakistanezë, më shumë se 365 mijë dollarë u mblodhën për ndihmën pas tërmetit në Türkiye. Jemi mirënjohës për mbështetjen tuaj”, tha Ambasada e Türkiyes në Washington

Mjekët pakistanezë që jetojnë në SHBA i dhuruan Türkiyes më shumë se 365 mijë dollarë për shkak të tërmeteve në Kahramanmaraş, të cilësuara si “katastrofa e shekullit”, transmeton Anadolu.

Sipas një deklarate nga llogaria e Ambasadës së Türkiyes në Washington në Twitter, ambasadori i Türkiyes në Washington Hasan Murat Mercan dhe ambasadori i Pakistanit në Washington Mesud Khan morën pjesë në aktivitetin onlajn të organizuar nga Shoqata e Mjekëve të Pakistanit të Amerikës së Veriut.

“Falë vëllezërve tanë pakistanezë, më shumë se 365 mijë dollarë u mblodhën për ndihmën pas tërmetit në Türkiye. Jemi mirënjohës për mbështetjen tuaj”, thuhet në deklaratë.

Këshilltarja për Arsim pranë ambasadës turke, Zeliha Koçak Tufan, në një postim të saj, duke cituar mesazhin në fjalë, tha: “Dhurim prej 365 mijë dollarësh nga mjekët pakistanezë në Amerikë! Çdo mjek që mori pjesë në takim dha mesazh vëllazërimi dhe solidariteti. Shumë prej tyre kanë dhuruar edhe më parë, përmes kanaleve të ndryshme. Pakistanezët janë ndër të parët që kanë marrë hap”.

Kategoritë
BotaLajme