Mjeshtërit e bakllavasë në Gaziantep intensivisht të angazhuar me ardhjen e Bajramit

Në prag të Bajramit, prodhuesit në Gaziantep të Turqisë, kanë rritur orarin e punës dhe personelin për t’i përmbushur porositë.

Mjeshtërit turq të bakllavasë po punojnë më intensivisht për t’i përmbushur porositë për këtë ëmbëlsirë, për të cilën kërkesa rritet gjatë muajit të Ramazanit dhe festave të Bajramit.

“Bakllavaja e Antepit” është produkti i parë i Turqisë i regjistruar nga Bashkimi Evropian, ndërsa qyteti i Gaziantepit gjendet në “Rrjetin e Qyteteve Krijuese” të UNESCO-s në fushën e gastronomisë.

Në prag të Bajramit, prodhuesit në Gaziantep të Turqisë, kanë rritur orarin e punës dhe personelin për t’i përmbushur porositë.

Krahas Turqisë, prodhuesit marrin porosi edhe nga vendet e tjera.

Duke folur për Anadolu Agency (AA), Oğuz İbili, shefi i bordit drejtues të një ndërmarrjeje të bakllavasë, tha se tashmë ka filluar “nxitimi i Bajramit” dhe se për këtë janë shumë të emocionuar.

“Pas dy viteve të pandemisë, ne patëm një Ramazan shumë produktiv. Jemi shumë të kënaqur me porositë e marra. Mund të themi se e kemi mbyllur deficitin dyvjeçar. Kalojmë shumë kohë dhe punojmë shumë për t’i prodhuar ëmbëlsirat. Ne bëjmë çmos për të dërguar porositë vendase dhe ndërkombëtare në kohë. Mund të themi se po punojmë 24 orë pa ndërprerje”, tha İbili.

’30 tonë bakllava në ditë’

Më tej, İbili thotë se në kohë normale prodhohen mesatarisht 10-15 tonë bakllava në ditë, por që “ky numër dyfishohet” me ardhjen e Bajramit.

“Ka një rritje serioze të kërkesës për bakllava”, shprehet ai.

“Ne dërgojmë bakllava në çdo vend ku shkojnë transportuesit e ngarkesave”, shtoi İbili.

Ndërkaq, mjeshtri i bakllavasë, Levent Aktaş, deklaroi gjithashtu kanë dyfishuar numrin e personelit me rastin e festës.

“Ka mbetur pak kohë për Bajramin… Jemi shumë të kënaqur me porositë dhe interesimin. Fillimisht, gati dyfishuam numrin e personelit, pastaj vendosëm ndërrime shtesë. Ndërmarrja prodhon pa ndërprerje. Shpresoj t’i dorëzojmë të gjitha porositë në kohë”, theksoi Aktaş.

Kategoritë
BotaLajme